Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nvidia përshpejton serverët ARM

Në konferencën e sivjetme High Performance Computing (HPC 2019) Nvidia do ta lansojë një platformë referente për serverët ARM si alternativë për zgjidhjet standarde të serverëve x86.

Në këtë përpjekje dhe për ta përmirësuar performancën e përgjithshme të zgjidhjeve të tilla, do të lansohet softueri adaptiv CUDA-X për platformën ARM.

Edhe pse zgjidhjet e serverëve ARM janë pothuajse të pamundura të gjenden në tregun e rregullt, ka klientë me kërkesa të veçanta për punë me prioritete të larta për sa i përket shpejtësisë së llogaritjes, superkompjuterët e të cilëve bazohen pjesërisht në mikroarkitekturën ARM.

Shembulli më i ri është ai i Fujitsu i cili së bashku me kompaninë Cray e ndërtuan super-kompjuterin për epokën e "exascale" të bazuar pikërisht në procesorët ARM. Prototipi në fjalë me arkitekturë A64X doli në krye të listës Green 500, ndërsa 8 të tjerë nga gjithsej 10 sistemet e plasuara në këtë tabelë, e përdorin përshpejtimin Nvidia GPU, shkruan KOHA Ditore. Programi evropian gjithashtu bazohet pjesërisht në teknologjinë ARM.

Në zhvillimin e superkompjuterëve, Nvidia e ka marrë mbështetjen e partnerëve nga prodhuesit më të mëdhenj të ARM si Ampere, Fujitsu dhe Marvell, e që me siguri do të ketë efekt pozitiv në zhvillimin e platformës ARM të ndihmuar nga përshpejtimi GPU. CUDA X është hapi i ardhshëm në zhvillimin e zgjidhjes në fjalë, praktikisht "pjesa e mozaikut" që mungonte.

Edhe Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë Tech 1 muaj më parë Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë

Nvidia gjithashtu dëshiron ta promovojë një zgjidhje të re dhe më të shpejtë kur bëhet fjalë për manipulimin e të dhënave hyrëse/dalëse. Kështu kjo kompani synon që punën rreth operacioneve I/O ta marrë GPU në vend të zgjidhjeve të deritanishme ku CPU e luajti një rol dominues. Se sa e efektshme është GPU-ja në këtë lloj të punëve tregojnë edhe matjet preliminare në të cilat ka pasur një rritje të transferimeve të të dhënave për madje 20x, pasi që është eliminuar plotësisht pengesa në transferimin e të dhënave të nevojshme.

Elementi më i ri i zgjidhjeve HPC janë zgjidhjet GPU Direct Storage të cilat e anashkalojnë plotësisht CPU-në gjatë qasjes në të dhënat e ruajtura në disqe. Natyrisht, e gjitha që u përmend më lartë është akoma në fazën beta dhe produktet e para konkrete do të duhej të paraqiten gjatë vitit të ardhshëm. Nividia kështu nuk do të mund të vazhdojë pa ndihmën e partnerëve më të fortë në industri, si: DataDirect Networks, IBM dhe Mellanox, të cilët do t'i japin peshë dhe rëndësi zgjidhjeve të reja.