Analizat e kompanisë hulumtuese IHS Markit thojnë se Apple mund të konsiderojë ndryshimin e teknologjisë LTPO (Low-Temperature Polycrystaline Oxide – Oksidi polikristal me temperaturë të ulët) nga teknologjia aktuale LTPS TFT (Low-Temperature Polysilicon Thin-Film Transistor – Transistori i hollë polisilikon me temperaturë të ulët), e cila është përdorur tek ekranet e tanishme OLED.
LTPO është pjesë e ekranit e cila përdoret për të vënë në funksion pikselat dhe është përgjegjëse për konsumimin e energjisë të ekranit, rezolucionin dhe rifreskimin.
Sipas raportit, Apple ka aplikuar për tri patenta të ngjashme me LTPO në vitin 2014, 2015 dhe 2018, transmeton Koha.net. Analisti i këtij raporti, David Hsieh, bëri një pyetje interesante. Nëse Apple furnizohet me ekranet OLED nga kompanitë e tjera, pse është kaq e interesuar në krijimin e sistemit të tillë të saj pa bashkëpunuar me furnizuesit e saj me ekranet OLED? Hsieh ka disa arsye për këtë:
- Për të qenë e përfshirë më afër në koston dhe teknologjinë e komponentëve fleksibile të ekraneve OLED;
- Për të reduktuar konsumimin e energjisë së produkteve të Applet;
- Për të arritur gatishmërinë më të madhe të elektronit për rezolucion më të lartë të ekraneve të saj;
- Për të menaxhuar më mirë zinxhirin e saj furnizues të ekraneve dhe atë të partnerëve të saj prodhues të ekraneve.
Jetëgjatësia e baterisë mund të zgjatet nga 5 deri 15 për qind duke përdorur teknologjinë LTPO (siç është e ilustruar në foto). Por, jo gjithçka rreth LTPO-së është pozitive për momentin. Në këtë moment, LTPO kërkon transistorët më të mëdhenj, që nënkupton më pak transistor në shtresën e ekranit, përcjell Koha.net. Kjo do të nënkuptonte ekranet me rezolucion më të vogël. Dhe fotomaska më e madhe e nevojshme për këtë teknologji (20 për qind më të madhe se LTPS) kërkon pajisje më të shtrenjta; përveç kësaj, procesi i prodhimit të komponentëve për teknologjinë LTPO është më komplekse.
Sipas Hsieh, Apple mund ta përdorë LTPO-në te ekranet e vogla të Apple Watch para se ta përdorë këtë teknologji tek iPhonët.
-
IPhonët e ardhshëm mund ta zbatojnë teknologjinë për LTPO për ekran
-
Zbulohen ndryshimet me të cilat pritet të vijë iPhone 14
-
Patenta më e re e Apple për sensorin Touch ID nën ekran
-
TV panelet LG OLED bëhen me certifikatën “Eye Comfort Display”
-
iPhone me ekran LCD pjesë e ofertës së Applet deri më 2020