Gjatë disa viteve të fundit, Apple e ka mënjanuar ngadalë sensorin për gjurmë të gishtave Touch ID nga iPhone dhe e ka zëvendësuar atë me opsionin Face ID. Megjithatë, Touch ID mund të mos jetë gjatë me modelin iPhone, pasi që Appleit i është miratuar patenta për sensorin Touch ID nën ekran, raporton “Patently Apple”.
Apple do të vazhdojë të punojë me të dyja opsionet për siguri biometrike Face ID dhe Touch ID. Patenta më e re e Apple tregon se Touch ID përdor sensorë të vendosur nën ekran për t’i lexuar gjurmët e gishtërinjve dhe nuk përdor sensorë kapacitivë me prekje. Aktualisht, MacBook 13, 15 dhe MacBook Air po e implementojnë Touch ID kapacitive, ndërsa MacBook Pro më i ri 16 inçësh tashmë përdor sensorë optikë, shkruan KOHA Ditore.

Patenta ilustron se Touch ID e përdor ekranin me prekje të telefonit për të pasur qasje në pajisje. Teknologjia e përdor një shtresë të sensorëve optikë nën shtresën e ekranit dhe një shtresë dielektrike mbi të.
Kjo është shenja e parë konkrete që Apple po punon për ta rikthyer Touch ID në iPhone, por nuk dihet kur kompania planifikon ta implementojë këtë sistem të ri në telefonat e vet.
-
iPhone 13 s’do të ketë veçorinë që po e presin përdoruesit
-
iPhone për vitin 2021 do të ketë sensor për gjurmë gishtash në ekran
-
Patenta zbulon planin radikal të Apple për sensorët e gjurmëve të gishtave në ekran
-
Patenta e re sugjeron planet e Apple për sensorin e gjurmëve të gishtave në ekran
-
Veçoritë e AI të Applet vendosen në disa iPhone