Kompanisë Apple iu miratua kohët e fundit patenta për "Methods of biometric imaging of input surfaces", e cila e shpjegon sistemin akustik të mapimit të fotografive të formatit të lartë të diçkaje në sipërfaqe, si sensori për gjurmë gishtash, shkruan GSMArena.
Patenta shpjegon se transduktori/konvertuesi akustik mund t’i konvertojë sinjalet elektrike në energji mekanike dhe anasjelltas. Valët mekanike do t’i përfaqësonte gishti i vendosur në ekran, dhe pastaj ato do të shndërroheshin në sinjal elektrik. Këto sinjale pastaj do të rikonstruktoheshin në një foto të gjurmëve të gishtave e cila do të përdorej për verifikim.

Patenta madje përshkruan se teknologjia gjithashtu mund t’i dallojë edhe gjërat që nuk janë vetëm gjurmë gishtash, duke përfshirë fotografitë e pëllëmbës, veshit, faqeve ose fytyrës. Patenta gjithashtu e përshkruan teknologjinë e cila e ka potencialin t’i lexojë elementet vitale të një personi, si rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani nuk pritet që Apple do ta implementojë sensorin për gjurmë gishtash në ekranin e iPhone të ardhshëm, për shkak të faktit se aplikimi për patentë është paraqitur në tremujorin e tretë të vitit 2016 (kur u publikuan iPhone 7 dhe 7 Plus). Është e mundur që Apple kishte planifikuar ta sjellë sensorin në ekran gjatë zhvillimit të modelit të iPhone X, por kompania në fund u përcaktua për Face ID.