Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TV panelet LG OLED bëhen me certifikatën “Eye Comfort Display”

Duke pasur parasysh se sa kohë kalojmë para ekraneve televizive, ekzistojnë disa gjëra që duhet pasur parasysh. Këtu përfshihen madhësia, lloji i panelit, qartësia, ngjyra etj. Megjithatë, siç u përmend, duke pasur parasysh se sa kohë e kalojmë para ekraneve, komoditeti do të duhej të jetë një gjë po aq e rëndësishme, raporton Ubergizmo.

Kompania LG kohët e fundit ka njoftuar se e ka marrë certifikatën "Eye Comfort Display" nga TÜV Rheinland për panelet e veta të mëdha televizive OLED. Kjo certifikatë dhe funksion i kontrollon karakteristikat si p.sh. përmbajtjen e dritës së kaltër, dridhjen e fotografisë si dhe transmetimin e cilësisë së lartë.

Sipas Chang-Ho Oh – nënkryetarit ekzekutiv të LG dhe kreut të departamentit TV Business të kompanisë LG Display:. "Certifikimi TÜV Rheinland do të thotë se panelet OLED TV të LG Display tani janë të njohura ndërkombëtarisht si ekranet të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve. Presim që konsumatorët tani të mund t’i zgjedhin vetë televizorët e tyre OLED me më shumë vetëbesim".

Gjërat si drita e kaltër, të cilën e emetojnë ekranet tona, janë të lidhura me çrregullimet në ciklin tonë të gjumit, dhe kjo është arsyeja se pse po shohim gjithnjë e më shumë kompani të cilat dalin me mënyra për ta kufizuar emetimin e "dritës së kaltër", shkruan KOHA Ditore. Për shembull, pajisjet e Apple me iOS vijnë me modaliten Night Shift i cili e rrit temperaturën e ngjyrave të ekranit në mënyrë që të emetohet më pak dritë e kaltër.

Artikuj të ngjashëm