Ekranet janë sigurisht një nga harxhuesit më të mëdhenj të baterive në telefona, ndërsa përdoruesve nuk u këshillohet që të mos e rrisin ndriçimin e tyre deri në maksimum.
Për shkak të kësaj, gjithnjë e më shumë kompani po e pranojnë teknologjinë OLED, pasi që ekranet OLED e kanë potencialin të jenë më efikas, sepse pikselet individuale mund të fiken kur nuk përdoren (si në dark mode), raporton Ubergizmo.
Apple e ka një ide se si ta përmirësojë jetëgjatësinë e përgjithshme të baterisë, ndërsa sipas raportit, kompania aktualisht është duke e testuar përdorimin e teknologjisë për shpenzim të ulët të ekranit LTPO për modelet e ardhshme të iPhone.
Teknologjia e lartpërmendur e ekranit është përdorur tashmë në Apple Watch Series 4 dhe Series 5, dhe është gjithashtu një nga arsyet se pse orët e Serisë 5 mund të mburren me të njëjtën jetëgjatësi të baterisë si Seria 4 pavarësisht nga fakti që gjithmonë e kanë të kyçur ekranin.
Përshkrimi i teknologjisë së Apple flet për një arkitekturë të ridizajnuar të pikselëve, e cila mundëson që rifreskimi i ekranit të bjerë nga 60Hz në 1Hz kur ora nuk është aktive, shkruan KOHA Ditore. Mbetet për t’u parë nëse kjo është e vërtetë, ndërsa thashethemet nga e kaluara tregojnë se Apple po i eksploron edhe disa opsione të ekraneve për pajisjet e ardhshme iPhone.