Kur Apple të lansojë telefonat e ardhshëm iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, pajisjet do të vjedhin një veçori nga pajisjet me ekranin më të vogël të kompanisë që janë orët inteligjente.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, modelet Pro të iPhone do të vinë me ekranet që rrinë ndezur gjithmonë.
Njëlloj si Apple Watch Series 7 dhe shumë telefona Android, iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të tregojnë informacionin e ekraneve “Always On” në ekran.
Përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të prekin ekranin për të shfaqur orën që shumë prej nesh e bëjnë çdo ditë, më shumë sesa imagjinojmë.
Me funksionalitetin e ri mjafton të drejtoni sytë drejt smartfonit për të marrë informacionet bazike, siç është ora. Apple na e ka treguar tashmë sesi duket dizajni i ri.
Në telefonat Android, ekrani “Always On” shfaq vetëm orë dhe ikonat e aplikacioneve që kanë njoftime. Ndërsa në iPhone do të shfaqen informacione të Widgets.
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit