Kompania teknologjike Apple, ka rritur çmimin e iPhonet në Japoni, me gati një të pestën e kostos, raportoi Reuters.
iPhone 13, i cili deri tani ka kushtuar 740 dollarë, çmimi i tij në Japoni është rritur në 870 dollarë, ka njoftuar Apple në faqen e saj zyrtare.
Kostoja më e lartë e iPhonet, i cili dominon tregun japonez të smartfonëve, ndodhi pasi jeni japonez ka rënë në vlerë si pasojë e rritjes së çmimeve.
Rritje të tilla po vërehen në gjithë Japoninë, pas shumë vitesh me çmime të qëndrueshme për shumë produkte.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi rrit në 25% tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë