Tech

Apple planifikon t’i bëjë disa ndryshime në App Store

Apple është pajtuar që të bëjë disa ndryshime kyçe pas një viti të shqyrtimit intensiv mbi politikat e saj të App Store.

Ka një numër ndryshimesh dhe ato janë në pritje të miratimit nga gjykata, por më kryesori do t'i lejojë zhvilluesit të informojnë drejtpërdrejt klientët jashtë aplikacioneve të tyre iOS për mundësitë e pagesës.

“Për tu mundësuar zhvilluesit më shumë fleksibilitet në arritjen e klientëve të tyre, Apple bën të qartë se zhvilluesit mund të përdorin komunikimet siç është emal, për të shpërndarë informata rreth metodave të pagesës, jashtë aplikacionit të tyre iOS”, ka deklaruar Apple në një deklaratë për media.

Për ato transaksione, zhvilluesit nuk do të duhet t'i paguajnë Apple një komision, për aq kohë sa përdoruesit të pranojnë të njoftohen jashtë aplikacionit dhe të kenë mundësinë të heqin dorë.

Apple po e inkuadron këtë marrëveshje si një kompromis që u siguron zhvilluesve më shumë mundësi biznesi duke e mbajtur App Store-in të sigurt për konsumatorët.