Tech

Apple paditet për abuzim me sistemin e pagesave

Gjiganti teknologjik, Apple, është paditur në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemin e pagesave, Apple Pay. Kompania akuzohet se ka përdorur fuqinë në industrinë e smartfonëve për të penguar konkurrencën të përdorë sisteme të tjera pagesash, shkruan Bloomberg.

Padia e dërguar pranë gjykatës federale të Kalifornisë u bë nga "Affinity Credit". Sipas padisë, Apple i detyron përdoruesit e pajisjeve të veta të përdorin portofolin e saj të pagesave ndryshe nga pajisjet Android ku konsumatorët mund të zgjedhin portofolët që dëshirojnë nga Google Pay te Samsung Pay.

Sjellja anti-konkurruese e Appleit ka detyruar më shumë se 4 mijë banka që përdorin Apple Payin të paguajnë afro 1 miliardë dollarë tarifa vjetore.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja betejë ligjore me të cilën po përballet Apple.

Në Evropë kompania rrezikon të gjobitet nga Bashkimi Evropian që thotë se Apple ka përdorur pozitat dominuese në pajisjet Android dhe portofolat digjitalë, duke ua refuzuar rivalëve qasjen në teknologji.