Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple të hënën është bërë kompania e parë në histori që ka një kapitalizim tregu mbi 800 miliardë dollarë.
Pas mbylljes në 148.96 dollarë për një aksion në tregun e aksioneve të SHBA-ve të premten, çmimi i aksioneve të Apple u rrit 3.2 për qind të hënën në nivelin më të lartë prej 153.70 dollarë për një aksion.
Kapitalizimi i tregut të ndërmarrjes u bë 815.08 miliardë dollarë, e para për çfarëdo kompanie në histori.
Apple, siç transmeton AA, ka shënuar rritjen e të ardhurave prej 4.5 për qind në 52.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit, nga periudhë e njëjtë e një viti më parë.
Të ardhurat neto të kompanisë u rritën me 4.8 për qind në 11 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. Apple ka tejkaluar gjithashtu të gjitha kompanitë amerikane për të ardhurat neto gjatë tremujorit të parë të vitit.
-
Apple bëhet kompania e parë që arrin vlerën e tregut 3 trilionë dollarë
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë
-
Vlera e Applet në treg për herë të parë mbi 3000 miliardë
-
Vlera e tregut të aksioneve të Applet bie nën 2 trilion dollarë
-
Apple shton 191 miliardë dollarë në vlerën e tregut brenda një dite