Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple duhet t’i japë llogari popullit kinez

Gjiganti amerikan, Apple, ka përfituar nga puna e lirë dhe zinxhiri i fuqishëm i furnizimit në Kinë dhe për këtë i kërkohet të japë llogari.

Siç shkruan gazeta “People Daily”, Apple duhet të ndajë fitimet me popullin kinez ose do të përballet me “zemërim kombëtar”.

Në një artikull të sotëm, raportohet se Apple deklaroi 9.6 miliardë dollarë në të ardhurat e tremujorit që përfundoi në qershor. Me këto shifra, kompania arriti vlerën e një trilion dollari.