Tech

Shitjet e gjigantit “Apple” bien, pavarësisht kërkesës së madhe për iPhone

Apple

Shitjet e Apple kanë vazhduar të bien, pavarësisht kërkesës së madhe për iPhone dhe shërbimet e saj si platforma e transmetimit Apple TV+.

Gjiganti i teknologjisë thotë se të ardhurat ranë me 1% në 89.5 miliardë dollarë në tre muajt deri më 30 shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo shënon tremujorin e katërt me radhë ku shitjet kanë rënë nga viti në vit, raportoi BBC. 

Në një përditësim për investitorët, firma tha se fitimet kishin arritur në 23 miliardë dollarë, të ndihmuar nga një rekord i ri për shitjet e iPhone në periudhën tre mujore.

Shuma që mori nga shërbime të tilla si iCloud dhe Apple Music gjithashtu arriti një nivel të lartë, duke sjellë 22.3 miliardë dollarë për firmën me bazë në Kaliforni, 16% më shumë nga një vit më parë.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se ishte "duke punuar shumë për të prodhuar më shumë".