Tech

Apple bllokon spiunin ‘zero click’

Apple është vënë në ‘aksion’ ta bllokojë të virusin ashtuquajtur ‘zero click’ që mund të dëmtojë iPhone dhe iPad.

Siç njofton BBC, studiuesit e pavarur identifikuan gabimin, që i lejon hakerët të hyjnë në pajisje përmes iMessage, edhe nëse përdoruesit nuk klikojnë në atë lidhje. Apple ka këshilluar përdoruesit që ta përditësojnë softuerin në mënyrë që të mos kenë probleme me këtë spiun.

Laboratori i Universitetit të Torontos , i cili së pari nxori në pah çështjen, ka gjetur më parë dëshmi të spiunazhit me ‘zero click’, por "ky është i pari ku është kapur kështu që ne mund të zbulojmë se si funksionon", tha studiuesi Bill Marczak.

Citizen Lab tha gjithashtu se çështja e sigurisë u shfrytëzua për të krijuar spiunë në iPhone të një aktivisti saudit, duke shtuar se kishte besim të lartë se firma izraelite e hakerëve me qira, NSO Group, qëndronte pas atij sulmi.

Ekspertët kanë theksuar se shumica e përdoruesve të pajisjeve iPhone nuk duhet të shqetësohen pasi sulme të tilla zakonisht kanë shënjestra të mëdha.