Lompania amerikane Apple ka marrë vendim që t’i pezullojë mediat e krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale. Sipas njoftimit, ky vendim u mor për shkak të gabimeve të përsëritura që ndodhën së fundmi, e njoftimet që kanë të bëjnë me lajme dhe argëtim do të pezullohen.
Sipas “Tech Crunch”, ky vendim është i përkohshëm.
“Përmbledhjet e njoftimeve për kategoritë e lajmeve dhe të argëtimit s’do të jenë të qasshme dhe do të riaktivizohen në një përditësim të ardhshëm sapo të përpunohen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Javëve të fundit Apple përmblodhi gabimisht artikujt të mediave New York Times dhe Washington Post, e për këtë u ankua BBC-ja. Apple më pas reagoi menjëherë, derisa për këtë BBC-ja u shpreh falënderuese.
-
Apple thotë se do të përditësojë veçoritë e inteligjencës artificiale pas lajmeve të gabuara
-
Veçoritë e AI të Applet vendosen në disa iPhone
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
SHBA-ja pezullon marrëveshjen teknologjike me Britaninë
-
Përdori libra jashtëligjshëm për trajnim të AI, Apple paditet nga autorët