Apple App Store ka vazhduar dominimin e tyre kundrejt Google Play Store kur bëhet fjalë për fitimet deri në këtë periudhë të këtij viti e që mund të thuhet se kështu edhe pritej.
Përdoruesit e Androidit historikisht shpenzojnë më pak në aplikacione e ata po ashtu kanë qasje në ‘dyqane’ alternative, si Appstore i Amazonës, transmeton koha.net.
E po ashtu nuk duhet harruar se Google Play Store nuk është në dispozicion për t’u shkarkuar në Kinë ndërsa ai i Apple App Store, po.
Apple App Store ka gjeneruar 22.6 miliardë dollarë gjatë gjysmës së parë të 2018-ës, ndërsa Google Play Store 11.8 miliardë dollarë, por që të dyja kanë pasur rritje rekorde, App Store me 25.8% ndërsa Play Store me 29.7%.
{gallery}
-
Zhvilluesit e aplikacioneve për App Store fituan 260 miliardë dollarë deri më tash
-
Google Play shkarkon 168% më shumë sesa AppStore
-
App Store, 170 miliardë shkarkime dhe 130 miliardë dollarë qarkullim
-
Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet
-
Apple me rënien më të madhe të shitjeve në një vit