Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Aplikacioni në telefon do t’ju tregojë nëse jeni tepër të dehur

Një aplikacion i telefonit të mençur do të jetë në gjendje të ju thotë nëse jeni tepër të dehur për të drejtuar veturën, thjeshtë duke dëgjuar zërin tuaj, shkruan “The Sun”.

Sensorët në pajisje tuaja do të tregojnë për nivelin e alkoolit te njeriu bazuar në ndryshimin e zërit të tyre, thonë shkencëtarët.

Pjesëmarrësve në studim u është dhënë alkool duke u bazuar në peshën e tyre dhe iu testua zëri – një herë para se të pinin, herën e dytë një orë pas pijes dhe më pas tjetra shtatë orë pas pijes.

Telefonët e mençur të vendosur në tavolinë regjistronin zërat e tyre, ndërsa përdornin aplikacion për regjistrim të zërit.

Hulumtuesit po ashtu iu bënë një test të frymëmarrjes për nivelin e alkoolit në fillim të studimit dhe më pas çdo 30 minuta.

Edhe Po zhvillohen kamerat që do të zbulojnë shoferët e dehur Auto Po zhvillohen kamerat që do të zbulojnë shoferët e dehur

Hulumtuesit përdorën programet digjitale për të izoluar zërat, duke analizuar frekuencat e zërit për çdo rast.

Duke kontrolluar me rezultatet e testit të frymëmarrjes, rezultatin që dha ky eksperiment duke kontrolluar ndryshimet në zë ishte 98 për qind i saktë.

Hulumtuesit në Mjekësinë në Stanford në SHBA dhe Universitetin e Torontos në Kanada kanë kryer studimet, ku janë përfshirë 18 të rritur të moshave nga 21 apo më tepër. Studimi është publikuar në “Journal of Studies on Alcohol and Drugs”.

“Saktësia e modelit tonë më befasoi”, ka thënë profesori Brian Suffoletto, që drejtoi këtë hulumtim. Ai thotë se synimi është për të parandaluar lëndimet dhe vdekjet si pasojë e aksidenteve me vetura të shkaktuara për shkak të ngasjes nën ndikim të alkoolit.

Edhe Shkenca synon test të ri për t’i parandaluar aksidentet Auto Shkenca synon test të ri për t’i parandaluar aksidentet

Suffoletto beson se pajisja më e mirë është të përdoren telefonët e mençur, për t’i kthyer ata në një pajisje që ndihmon njerëzit të kuptojnë se janë të alkoolizuar.

Produkti ende nuk është në treg dhe do të vazhdojë t’i nënshtrohet testimeve në numër më të madh të njerëzve.