Funksioni në softuerin Android Q do ta vendosë automatikisht në listën e zezë rrjetin Wi-Fi në të cilin përdoruesi është kyçur manualisht. Sipas njoftimeve, telefoni nuk do të tentojë të lidhet me një rrjet të tillë gjatë 24 orëve të ardhshme. Kjo do ta parandalojë skenarin ku telefoni për ndonjë arsye nuk mund të lidhet me një rrjet të caktuar Wi-Fi, edhe pse përpiqet vazhdimisht, raporton PhoneArena.
Android Q do të ketë gjithashtu Application Programming Interface (API) të quajtur Settings Panels. Kjo do t'ua mundësojë shfrytëzuesve të kryejnë veprime në kuadër të aplikacioneve, siç janë aktivizimi/çaktivizimi i opsioneve si Wi-Fi, Mobile Data ose Airplane Mode derisa janë brenda aplikacioneve, shkruan KOHA Ditore.

Google kohët e fundit e lansoi Android Q Beta 4, ndërsa versioni stabil i platformës pritet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti (në mes të korrikut dhe shtatorit).
-
Android Q do të kalojë automatikisht mes modeve Dark dhe Light
-
Android 11 mund ta ketë opsionin e planifikimit të aktivizimit të dark mode
-
Huawei shton të tjerë telefona në listën e modeleve kompatibile Android Q
-
Google pauzon Android Q Beta 4 për të hulumtuar problemet me instalimin
-
Google mund të livrojë azhurnimet e Androidit përmes Play Store me Android Q