Google prej 5 qershorit e ka sjellë Android Q Beta 4 për të gjithë ata që e kanë pritur me padutir që ta testojnë softuerin e ri, por ku proces nuk ka shkuar aq mirë. Një numër i madh shfrytëzuesish nuk kanë mundur ta instalojnë versionin e ri, pa marrë parasysh nëse e kanë marrë manualisht apo e kanë flashuar në pajisje, ose nëpërmjet OTA si azhurnim i Beta 3, përcjell GSMArena.
Google ka reaguar ndaj këtyre raportimeve dhe tani është duke hulumtuar problemet me instalimin. Kjo kompania ka bërë të ditur që përkohësisht ka pauzuar livrimin e Android Q Beta 4 për pajisjet Pixel, shkruan KOHA Ditore.
Nuk dihet se kur do të kthehet përsëri Beta 4 e Android Q, si dhe sa kohë do të duhet që Google ta përmirësojë problemin lidhur me instalimin.