Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni kufizon rezultatet e kërkimit për LGBT-në në Emiratet e Bashkuara Arabe

lgbti

Gjigandi i shitjes në internet, Amazon, ka kufizuar rezultatet e kërkimit në lidhje me personat LGBT në faqen e tij të internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi BBC të premten.

Kompania ndërmori hapin pasi thuhet se ishte nën presionin e autoriteteve aty.

Marrëdhëniet seksuale të të njëjtës gjini janë të paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shprehja e mbështetjes për të drejtat e komunitetit LGBT mund të konsiderohet gjithashtu si një shkelje.

“Si kompani, ne mbetemi të përkushtuar ndaj diversitetit, barazisë dhe përfshirjes dhe besojmë se të drejtat e njerëzve LGBTQ+ duhet të mbrohen”, tha një zëdhënës i Amazonit për BBC.

“Me dyqanet e Amazonit në mbarë botën, ne gjithashtu duhet të respektojmë ligjet dhe rregulloret lokale të vendeve në të cilat operojmë”, shtuan ata.

Edhe Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave Botë 1 j. më parë Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave

Kompania mori vendimin për të kufizuar kërkimet pasi u kërcënua me ndëshkime nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu këtë muaj, autoritetet në Arabinë Saudite sekuestruan lodra me ngjyrë ylberi dhe veshje për fëmijë, të cilat ata pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin.