Amazoni do të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat se ka shkelur të drejtat e privatësisë së fëmijëve me robotin e saj zanor Alexa.
Kompania ra dakord të paguante Komisionin Federal të Tregtisë së SHBA-së (FTC) pasi u akuzua për dështimin për të fshirë regjistrimet e Alexas sipas kërkesës së prindërve.
U zbulua se kishte mbajtur të dhëna të ndjeshme për vite me radhë, raportoi BBC.
Sipas ankesës së FTC në lidhje me Alexan, Amazon "në mënyrë të dukshme dhe të përsëritur siguroi përdoruesit e saj, përfshirë prindërit, se ata mund të fshinin regjistrimet zanore të mbledhura" nga sistemi.
Por kompania nuk e bëri këtë, duke mbajtur të dhëna për vite dhe duke i përdorur ato në mënyrë të paligjshme për të ndihmuar në përmirësimin e algoritmit të saj.
-
Amazoni dënohet me 25 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve
-
SHBA-ja e akuzon “Amazonin” për monopol të paligjshëm
-
Rregullatori amerikan paralajmëron rrezikun nga Facebooku dhe Instagrami për fëmijët
-
Paditet Amazoni, i kërkohet 1 miliard dollarë dëmshpërblim
-
Facebooku arrin marrëveshje prej 37.5 milionë dollarësh lidhur me padinë për shkelje të privatësisë