Kompania Amazon do t’i paguajë 25 milionë dollarë për akuzat se i ka shkelur të drejtat e privatësisë së fëmijëve me asistentin zanor, Alexa.
Siç raportoi BBC-ja të enjten, kompania amerikane u dakordua t’ia paguante Komisionit Federal të Tregtisë pasi s’i kishte fshirë regjistrimet e Alexas, pavarësisht kërkesave të prindërve që kjo të bëhej. Ky rast u zbulua së fundmi, ndersa të dhënat e fëmijëve ishin mbajtur për vite me radhë.
Gjithashtu, njësia e kamerës së ziles së derës të “Amazon Ring” do të paguajë pasi t’u japë punonjësve qasje të pakufizuar në të dhënat e klientëve.. “Ring” do t’u paguajë 5.8 milionë dollarë autoriteteve amerikane, sipas një depozitimi në gjykatën federale.
Prindërit ishin ankuar se Amazoni s’i kishte fshirë regjistrimet zanore që fëmijët i kishin shprehur në sistemin Alexa. Mosfshirja e regjistrimeve, siç njofton BBC-ja, ishte bërë me qëllim të përmirësimit së algorimit të Alexas.
-
Amazoni do të paguajë 25 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”
-
Apple zgjidh çështjen “Siri”, do të paguajë 95 milionë dollarë
-
Paditet Amazoni, i kërkohet 1 miliard dollarë dëmshpërblim
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe