Alcatel ka sjellë tre telefona të rinj nga segmenti i mesëm - modelet Idol 5S, A50 dhe A30 Plus.
Telefoni Alcatel Idol 5S përdorë çip Qualcom Snapdragon 625, 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Ai posedon ekran 5.2 inç me rezolucion 1080p, kamerë 12MP dhe kamerë për selfi 8MP. Karakteristikat tjera përfshijnë sensorin për skanimin e gishtërinjve dhe bateri 2620mAh. Çmimi i telefonit është 280 dollarë.
Alcatel A50 ka procesor MediaTek MTK6738, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, e cila zgjerohet përmes kartelës microSD. Telefoni ka ekran 5.2 inç me rezolucion 720p, kamerë 13MP dhe kamerë për selfi 5MP. Bateria ka kapacitet 2800mAh.
Telefoni ka çmim prej 150 dollarësh, transmeton kp. Ndërsa, Alcatel A30 Plus ka ekran 5.5 inç me rezolucion 720p, bateri 3000mAh dhe specifika të njëjta si modeli A50. Çmimi i pajisjes është 150 dollarë.
Të tre telefonat e ri të Alcatelit punojnë me sistemin operativ Android Nougat dhe janë të pranishëm në Amazon Prime.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
ÇMIME SHOKUESE - Java e Mega-Zbritjes nis sot
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini