Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Alcatel lanson smartfonin e ri të avancuar

Kompania e njohur Alcatel ka lansuar smartfonin e saj të ri të avancuar të quajtur 5V.

Smartfoni i ri vjen me ekran 6.2-inç (me prerje – notch) me rezolucion prej 720 x 1,500 pikselë dhe raport prej 19:9, që nënkupton se ekrani i tij është 88 për qind.

Gjithashtu, Alcatel 5V vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 2 megapikselë me blic LED dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net.

Alcatel 5V, po ashtu, vjen me procesor MediaTek Helio P22, i njohur si MT6762, me tetë bërthama Cortex-A53, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, baterinë prej 4,000 mAh, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo.

Ky smartfon i ri i avancuar do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të kaltër, si dhe peshon 158 gramë dhe dimensionet e tij janë 153.7 x 74.55 x 8.5 mm.

Do të jetë në dispozicion për blerje në “tregje të caktuara” më vonë këtë muaj me çmim fillestar prej 199.99 dollarë.