Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Realme X50 5G vjen me ekran 120Hz dhe ColorOS të personalizuar

Siç edhe ishte paralajmëruar, është prezantuar zyrtarisht telefoni Realme X50 5G. M e gjithë numrin e madh të informacioneve dhe teaserëve të rrjedhur, X50 5G i sjell me vete edhe disa befasi.

Në pjesën e përparme, X50 5G ka ekran IPS LCD 6.57-inçësh me rifreskim prej 120Hz dhe punch-hole të dyfishtë për kamera selfie - standarde 16MP dhe ultra të gjerë 8MP.

Telefoni punon falë çipsetit të ri Snapdragon 765G, me modem të integruar 5G. Përdoruesit kanë mundësi zgjedhjeje prej 6 GB, 8 GB ose 12 GB RAM dhe 128 GB ose 256 GB hapësirë për ruajtje.

Në anën e pasme të pajisjes është sistemi me katër kamera të cilat përbëhen nga sensori kryesor 64MP f/1.8, telefoto 12MP, 8MP ultra i gjerë dhe sensori makro 1MP.

Image

Të gjitha këto furnizohen nga një bateri prej 4200mAh, me mbështetje për mbushje të shpejtë 30W VOOC 4.0, shkruan KOHA Ditore. Sistemi operativ është Color OS 7.0, i cili vjen përmes softuerit Android 10.

Realme X50 5G prej tani do të jetë në dispozicion në Kinë me një çmim fillestar prej rreth 320 euro për modelin 8 GB + 128GB, rreth 350 euro për variantin 6 GB + 256GB dhe rreth 390 euro për versionin më të fortë 12GB + 256GB.