Telefoni i Alcatelit me numër të modelit 6060 është paraqitur në faqen GFXBench dhe qysh tash mund të thuhet se bëhet fjalë për pajisjen, e cila do të quhet Alcatel Idol 5.
Edhe pse telefoni pritet të publikohet së shpejti, tashmë mund të konkludohet se ekzistojnë dy versione.
Njëri është me çip-set Snapdragon 625 për tregun e SHBA-ve derisa i dyti është me çip-setin Mediatek Helio P20 për pjesën tjetër të globit, transmeton KP.
{gallery}
Pritet që telefoni të ketë Mali-T880 GPU, 2 GB RAM dhe kamerë kryesore prej 12 MP, i aftë për xhirim 4K. Alcatel Idol 5 do të ketë ekran 5,2 inç Full HD dhe sistem operativ Android Nougat. Modeli me çip-set Snapdragon 625 do të ketë 3 GB RAM memorie.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?