Acronis, një nga udhëheqësit globalë në sigurinë kibernetike, ka paralajmëruar blerjen e 5nine – provajderit global të zgjidhjeve Microsoft Hyper-V dhe Azure për menaxhimin në cloud dhe siguri. Si pjesë e marrëveshjes, 5nine do të bëhet nëndegë e Acronis.
5nine ofron zgjidhje komplete cloud për Hyper-V si dhe një zgjidhje sigurie shumë-shtresore për Hyper-V dhe Azure. Softueri inovativ, i fuqishëm dhe i thjeshtë i kësaj kompanie është krijuar për t’i ulur kostot, për ta rritur produktivitetin dhe për t’i zbutur rreziqet e sigurisë.
Acronis do ta integrojë teknologjinë 5nine në Platformën Cyber Acronis, duke i vënë shërbimet e reja në dispozicion përmes portalit Acronis Cyber Cloud Solutions, shkruan KOHA Ditore. Zgjidhjet e kompanisë 5nine do t’u mundësojnë provajderëve të shërbimeve dhe organizatave IT ta thjeshtojnë menaxhimin e shërbimeve cloud, të krijojnë biznese të reja dhe t’i menaxhojnë nevojat e klientëve të tyre.
Së bashku me 5nine, Acronis do t'ua ofrojë klientëve dhe partnerëve një mënyrë më të lehtë për t’i migruar punët nga infrastruktura e tyre fizike ose virtuale në Acronis Ciber Infrastructure, Microsoft Azure, ose të dy platformat.
Acronis planifikon investimin dhe zhvillimin e platformës çmimfituese 5nine Cloud Management, Cloud Migration dhe Security Platform. Të dy kompanitë kanë përvojë dhe përfshirje të madhe në ekosistemin e Microsoftit, dhe si partnerë Microsoft Gold Certified planifikojnë të vazhdojnë me inovacione ndërsa Microsoft Azure bëhet gjithnjë e më i pranueshëm.
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Ndryshim epokash, Apple cakton shefin e ri