Tech

Apple sërish në vendin e parë për pajisjet e bartshme

Apple ka rimarrë pozitën e parë të tregut të pajisjeve të bartshme falë suksesit të madh të orës Apple Watch në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave nga “Canalys”.

Sipas të dhënave, Apple ka shitur 3.9 milionë njësi në tremujorin e tretë të 2017-s, në krahasim me 2.8 milionë të shitura në vitin e shkuar.

Këto të dhëna thonë se gjiganti teknologjik është i pari me 23 për qind të shtrirjes së tregut, duke kaluar Xiaomin që ka 21 për qind.

Në top-tre hyn edhe Fitbit që shiti 3.5 milionë njësi. Top-pesëshja kompletohet nga Huawei dhe Samsungu.

{gallery}