Tech

OnePlus 5T do të vijë me 8 GB RAM dhe 111 GB memorie

Kohëve të fundit është raportuar se kompania OnePlus do të lansojë këtë javë një pajisje të re, OnePlus 5T, e cila do të vijë me 128 GB memorie të brendshme.

Tani, uebfaqja e njohur GFXBench zbulon se OnePlus 5T do të vijë me 8 GB RAM memorie dhe 111 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo uebfaqe konfirmon se ky telefon do të punojë me sitemin operativ Android 7.1 Nougat.

Lexoni edhe: 

Shfaqet në fotografi OnePlus 5T

Gjithashtu, GFXBench zbuloi se OnePlus 5T do të vijë me ekran 6-inç me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 835, kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 megapikselë e cila mund të incizojë videot me rezolucion 4K dhe kamerën e përparme po ashtu prej 16 megapikselë e cila mund të incizojë videot me rezolucion prej 1080 pikselë.

OnePlus 5T pritet të lansohet pasnesër, më 16 nëntor.

Image