Kohëve të fundit, kompanitë teknologjike po kanë vështirësi në emërimin e produkteve të reja por, zakonisht, ato qëndrojnë në emrin ekzistues të produkteve të tyre duke i shtuar disa prapashtesa.
Një rast i tillë është tableti i ardhshëm i gjigantit të teknologjisë, Samsung, i cili pritet të quhet Galaxy Tab A2 S, transmeton Koha.net.
Sipas Roland Quandt (@rquandt), tableti i ri më parë është njohur me emrin Galaxy Tab A 8.0 2017, por Samsung ka vendosur që t’ia vë një emër tjetër.
Gjithashtu, thuhet se tableti i ri është njëri nga tabletët e parë të Samsungut që do të ofrojë mbështetje për asistentin personal Bixby përveç Galaxy S8, S8+ dhe Note 8.