Tech

Gjermania teston teknikën e identifikimit të fytyrës

Në Berlin një grup njerëzish kanë pranuar vullnetarisht të përgjohen për gjashtë muaj. Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière është i kënaqur me rezultatet, ndërsa kritikët vënë duart në kokë.

Ministri i Brendshëm gjerman, de Maizière vizitoi të enjten (24.08) një nga stacionet më të mëdha të Berlinit, “Südkreuz”, ku të ftuar ishin edhe gazetarët.