Koreja e Jugut ka njoftuar të hënën se do të ashpërsojë dënimin për vjedhje të sekreteve industriale, pas shqetësimeve se rregullorja aktuale nuk është mjaftueshëm e fortë për të penguar përpjekjet për të kanalizuar teknologjitë nga kompani si Samsungu, raportoi Reuters.
Koreja e Jugut ka qenë duke luftuar rrjedhjet e teknologjisë në muajt e fundit.
Komisioni i Dënimeve i Koresë së Jugut, i mbikëqyrur nga Gjykata e Lartë e Koresë, vendosi këtë muaj të ashpërsojë dënimet dhe të zgjasë kohën e burgut për rrjedhjen e teknologjisë së Koresë së Jugut, ka thënë Ministria e industrisë në një deklaratë të hënën.
Detaje mbi udhëzimet e reja të dënimit priten në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministria e Industrisë nuk ka treguar se cili vend dyshohet më së shumti, por analistët kanë thënë se Kina është destinacioni i dyshuar i shumicës së rrjedhjeve të teknologjisë koreano-jugore.
Policia e Koresë së Jugut tha në qershor se ka arrestuar 77 persona në 35 raste të dyshuara për spiunazh industrial në një hetim mbarëkombëtar gjatë katër muajve të fundit.
-
Hakerët e Koresë së Veriut depërtojnë në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut
-
Koreja e Jugut paralajmëron Googlen dhe Applen për gjoba deri në 50 milionë dollarë
-
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
-
Presidenti i shkarkuar jugkorean shpallet fajtor për abuzim me pushtetin
-
Prodhuan qindra materiale seksuale nga hakimi i 120 mijë kamerave nëpër shtëpi, arrestohen 4 persona në Kore të Jugut