Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e Vetëvendosjes dalin nga objekti i Kuvendit

VV

Foto: Kosova Press

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit që kishin rrethuar objektin.

Pasi nuk është arritur dakordim mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës për t’u mbajtur një seancë tjetër, deputetët e VV-së janë larguar nga Kuvendi ndërsa ata të PDK-së vazhdojnë të qëndrojnë. 

Nga PDK-ja kanë thënë se është kushtëzuar votimi në lexim të dytë i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara me votimin e presidentit. 

Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

Lexo përditësimet tjera
Gaz lotsjellës

LIVE: Tensionohet situata, Policia hedh gaz lotsjellës në tentim për t'i liruar daljet nga Kuvendi