Tre muaj pas lansimit të Windows 10 S, Asus ka lansuar laptopin e parë me sistemin operativ të limituar të Microsoftit.
Ky laptop quhet VivoBook W202, dhe është relativisht i lirë pasi është i destinuar për t’u përdorur në shkolla.
VivoBook W202 ka dalë në shitje që nga sot dhe kushton 240 euro, transmeton koha.net.
Specifikat e tij janë shumë bazike, por është i dizajnuar që të ketë vetëm gjërat që nxënësve e profesorëve iu duhen.
Ky laptop ka procesorin 1.1 GHz Intel Celeron N3350, 4GB RAM e 64GB hapësirë në memorie si dhe një kamerë 0.3 megapixel.
Ka ekranin 11.6 inch me rezolucion 1366 x 768 i cili mund të kthehet 180 shkallë nga prapa.
Ai ka shumë porte, një port HDMI një për kartela SD, dy porte USB 3.0, e baterinë e mbanë rreth 11 orë në përdorim të plotë.
Ndryshimi i madh është se ky laptop ka sistemin operativ Window 10 S, e jo versionin e plotë të Windows 10, gjë e cila e bën atë shumë më të lirë se sa do të duhej të ishte.
Ky version është i limituar për të instaluar aplikacione nga Windows Store.