Aplikacioni popullor WhatsApp prezantoi një veçori të quajtur “Komunitetet” vitin e kaluar për të lejuar përdoruesit të arrijnë më shpejt një grup më të madh njerëzish.
Edhe pse kjo është një veçori e dobishme, ajo ka hapur derën për një numër të shtuar të thirrjeve të padëshiruara ose thirrjeve nga numra të panjohur, gjë që ka qenë zhgënjyese për përdoruesit.
WhatsApp me sa duket është i vetëdijshëm për situatën dhe së shpejti do t'i lejojë përdoruesit të heshtin thirrjet nga numra të panjohur brenda aplikacionit.
Mundësia për të heshtur thirrjet nga numra të panjohur në WhatsApp pritet në muajt e ardhshëm për të gjithë përdoruesit.
Sipas WABetaInfo, WhatsApp do t'ju lejojë t’i heshtin thirrjet nga numra të panjohur, por do të vazhdojë t'i shfaqë ato në listën e thirrjeve dhe qendrën e njoftimeve.
Në këtë mënyrë, përdoruesi nuk do të jetë plotësisht i pavetëdijshëm se kush u përpoq ta telefononte ose ta shqetësonte.
Funksioni i fikjes së opsionit për thirrje nga një numër i panjohur është ende në fazën e zhvillimit dhe nuk dihet saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.