Një kompjuter plotësisht funksional Apple 1 është vënë në shitje për 241 mijë dollarë. Kompjuteri vjen me të gjithë komponentët dhe aksesorët e nevojshëm për funksionim.
Ofertimi aktualisht qëndron në 241,557 dollarë dhe përfundon më 15 dhjetor – por parashikimet janë që të shitet me një çmim përfundimtar prej 375,000 dollarësh, raportoi Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lansuar në vitin 1976, Apple 1, produkti i parë i gjigantit të teknologjisë, u shit si një bord qarku i montuar, dhe i mungonin pajisjet bazë si tastierë ose monitor.
Por ndryshe nga kompjuterët e njohur Apple-1, kjo njësi nuk ka pasur asnjë modifikim në tabelën fizike dhe prototipi është “i pastër dhe i papërdorur”.
Kompjuteri tani po shitet nga RR Auction, një shtëpi ankandi me qendër në Boston të SHBA-së.
“Aspekti më i shquar i këtij kompjuteri Apple-1 është se ai është i formësuar që të jetë plotësisht funksional”, ka thënë shtëpia e ankandeve.
“Kompjuteri funksioni pa gabime për rreth tetë orë në një test gjithëpërfshirës”, ka shtuar shtëpia.