Tech

Nis ndërtimi i radioteleskopit më të madh në botë

Një nga projektet më të mëdha shkencore të shekullit të 21-të do të fillojë fazën e ndërtimit të tij, të hënën.

Square Kilometre Array do të jetë radioteleskopi më i madh në botë kur të përfundojë në vitin 2028.

I ndarë në të gjithë Afrikën e Jugut dhe Australinë, me seli edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ai do të adresojë pyetjet më të mëdha në astrofizikë, shkruan BBC-ja.

Ai gjithashtu do të kryej testet më të sakta të teorive të Ajnshtajnit dhe gjithashtu do të jetë në kërkim të jashtëtokësorëve.

Delegacionet nga tetë vendet që udhëheqin projektin po marrin pjesë në ceremoninë e cila mbahet në Murchison në Australinë Perëndimore dhe në Karoo të Kepit Verior të Afrikës së Jugut.

Pas festimeve, puna do të nis.

“Ka qenë një udhëtim 30-vjeçar. 10 vjetet e para kishin të bënin me zhvillimin e koncepteve dhe ideve. 10 të dytat u shpenzuan duke bërë zhvillimin e teknologjisë. Dhe më pas dekada e fundit kishte të bënte me dizajnin e detajuar, sigurimin e vendeve, marrjen e qeverive që të bien dakord për të themeluar një organizatë dhe për t’i siguruar fondet”, ka thënë prof. Phil Diamond, drejtor i përgjithshëm i organizatës “Square Kilometer Array”.