Tech

Çipat e trurit nga kompania e Elon Musk - miliarderi planifikon ta marrë një

 

Elon Musk ka thënë se pret që një çip truri i zhvilluar nga kompania e tij e teknologjisë shëndetësore të fillojë provat njerëzore në gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjatë një prezantimi nga kompania e tij “Neuralink”, Musku ka dhënë përditësime mbi çipin e trurit me valë. Përveç parashikimit të provave klinike, Musku tha se planifikon të marrë vetë një nga çipat.