Njeriu mund të jetojë në Hënë para fundit të dekadës, ka deklaruar zyrtari kryesor i NASA-s, Howard Hu, pas lëshimit të suksesshëm të raketës Artemis, shkroi “Mirror” të hënën.
Ai deklaroi se ky hap për shkuarjen drejt këtij sateliti është i madh pasi po synohet të bëhet një eksplorim afatgjatë “më të thellësi të hapësirës”.
“Mendoj se kjo është ditë historike për NASA-n, por gjithashtu një ditë historike për gjithë njerëzimin që do fluturimin në hapësirë dhe eksplorimin e thellë të hapësirës. Dua të them, ne do të kthehemi në Hënë. Po punojmë drejt një programi të qëndrueshëm dhe ky është mjeti që do t’i transportojë njerëzit drejt Hënës”, deklaroi Hu.
Më 16 nëntor, NASA ia doli ta nisë raketën Artemis 1 drejt Hënës, nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të SHBA-së. Misioni pa ekuipazh rreth Hënës do të hapë rrugën për të test fluturimi me ekuipazh dhe eksportimin e së ardhmes. Artemis 1 po mban anijen kozmike hënore Orion.
Programi Artemis po synon edhe ndërtimin e “Lunar Gateway”, një stacion i ri hapësinor ku astronautët do të mund të jetojnë dhe të punojnë.
“Ne do të dërgojmë njerëz në hapësirë, ata do të jetojnë atje dhe do të bëjnë shkencë", u shpreh ai, derisa foli edhe për arritjet drejt planetit Mars.
“Ecja përpara është më të vërtetë drejt Marsit. Ky është një hap më i madh, një udhëtim dyvjeçar, kështu që do të jetë vërtet e rëndësishme të mësojmë përtej orbitës sonë të Tokës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.