Kina dëshiron që personeli ushtarak në pension të ndihmojë në rritjen e prodhimit në fabrikën më të madhe në botë të iPhone në Zhengzhou.
Thirrja erdhi nga një Byro e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në të njëjtën krahinë me fabrikën, raportoi BBC.
Prodhimi në fabrikën Foxconn është goditur nga një shpërthim lokal me COVID-19.
Në një letër të hapur të postuar në aplikacionin e mesazheve WeChat, byroja tha se veteranët ishin gjithmonë nën komandën e Partisë Komuniste dhe duhet "të shfaqen aty ku ka nevojë".
Ajo u bëri thirrje atyre që "t’i përgjigjen thirrjes së qeverisë" dhe "të marrin pjesë në rifillimin e prodhimit".
Fabrika në Zhengzhou, qytet me 10 milionë banorë, punëson mbi 200,000 punëtorë dhe prodhon 70% të iPhoneve në botë – rreth 500,000 në ditë.
Vala me COVID në Kinë në fillim të vitit pati detyruar mbylljen e përkohshme të disa fabrikave të Foxconnit.
Në mënyrë që të vazhdojë prodhimi, fabrika kishte bërë një strategji të veten që nga fillimi i 2022-s.
Secili punëtor që rezultonte pozitiv dërgohej në qendrat e karantinimin brenda fabrikës.