Botë

Arrestohen liderët e “Mbretërisë së Gjermanisë”

Gjermania - Policia

Foto: Arkiv/Ilustrim

Foto: Associated Press

Policia në Gjermani ka arrestuar katër pjesëtarë të një grupi radikal që synonte ta zëvendësonte shtetin modern gjerman, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria të martën.

Operacioni kundër “Koenigreich Deutschland” apo “Mbretërisë së Gjermanisë”, erdhi pasi Ministria e Brendshme njoftoi për ndalim të grupit ekstremist, për të cilin prokurorët kanë thënë se ka krijuar institucione në hije për një shtet të ri me ideologji të ekstremit të djathtë. Grupi ishte në vijë me ideologjinë e ekstremit, të njohur si lëvizja “Reichsbuerger”.

Shërbimi i inteligjencës gjermane e ka vendosur lëvizjen “Reichsbuerger” nën mbikëqyrje që nga viti 2016 kur anëtarë të saj patën vrarë një polic.

Grupi, i cili vë në pikëpyetje shtetin modern të Gjermanisë, ka intensifikuar teoritë konspirative me vite. Anëtarët e grupit besojnë se demokracia gjermane është fasadë jo e ligjshme. Sipas tyre, ata janë qytetarë të një monarkie e cila ka vazhduar pas disfatës në Luftën e Parë Botërore.

Qëllimi i këtij grupi, që thotë se i ka 6000 ndjekës, është të ndahet nga Gjermania dhe të krijojë një kontrashtet, me polici e juridiksion të vetin, ka thënë ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt.

Të arrestuarit janë identifikuar si Mathias B., Peter F., Benjamin M. dhe Martin S..