Tech

Shtëpia e Bardhë në bisedime me Muskun për ta ngritur “Starlinkun” në Iran

Shtëpia e Bardhë është në bisedime me miliarderin Elon Musk për ngritjen e shërbimit satelitor të internetit të SpaceX “Starlink” në Iran, raportoi CNN të premten, duke cituar zyrtarë të njohur me këtë çështje.

Shërbimi broadband i bazuar në satelit mund të ndihmojë iranianët të anashkalojnë kufizimet e regjimit për aksesin në internet dhe disa platforma të mediave sociale.

Republika Islamike është përfshirë nga protestat që shpërthyen pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini në paraburgimin e policisë muajin e kaluar.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha muajin e kaluar se disa pajisje të internetit satelitore mund të eksportohen në Iran, duke sugjeruar se kompania mund të mos ketë nevojë për një licencë për të ofruar shërbime satelitore me brez të gjerë në vend.

Musuk kishte thënë më pas se do të aktivizonte “Starlink” në përgjigje të postimit të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken se Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime "për të avancuar lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit" për iranianët.