Miliaderi Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij SpaceX do të vazhdojë financimin e shërbimit të saj të internetit Starlink në Ukrainë, një ditë pasi tha se nuk mund ta përballonte më gjatë këtë shërbim që e bëri për disa muaj, shkruan të dielën Reuters.
Musk tha se pavarësisht humbjes së parave, financimi do të vazhdojë për shkak të nevojës për veprime të mira.
"Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapagues, ne do të vazhdojmë financimin e qeverisë së Ukrainës falas", ka shkruar të shtunën ai në Twitter.
Vetëm një ditë para këtij njoftimi, Musk ka thënë se nuk mund ta financojë Starlinku pafundësisht Ukrainën për mundësinë që civilët dhe ushtarakët të jenë të kyçur online gjatë luftës së nisur nga Rusia.