Tech

Apple liron punëtorët nga vendosja obligative e maskave

Descriptive Text

Kompania teknologjike Apple, po heq kërkesat e saj për maska për punonjësit e korporatave në shumicën e lokacioneve, shkroi Verge të hënën.

Ky vendim është marrë edhe pse infeksionet me koronavirus në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rritje me nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të variantit Omicron që përbëjnë më shumë se 90 për qind të infeksioneve, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Këto nënvariante kanë mutacione të rëndësishme nga versionet më të hershme të Omicronit dhe mbrojtja nga vaksinat zbehet me kalimin e kohës, transmetoi Reuters.

“Mos hezitoni të vazhdoni të mbani maska për fytyrën nëse ndiheni më rehat duke e bërë këtë”, citohet të ketë thënë Apple në emailin e brendshëm. "Gjithashtu, ju lutemi respektoni vendimin e çdo individi për të mbajtur ose jo maskën".