Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku e Instagrami bien nga sistemi

Facebooku, Instagrami e Messengeri kanë rënë nga sistemi përkohësisht të martën, me përdoruesit nga e gjithë bota që janë ankuar.

Sipas uebfaqes që monitoron rënien e uebfaqeve, “DownDetector”, raportimet janë paraqitur rreth orës 17:00 sipas kohës sonë lokale. Mijëra njerëz janë ankuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përdoruesit janë ankuar se s’kanë mundur t’i qasen Facebookut përmes aplikacionit ose uebfaqes. Ngjashëm edhe me Messengerin e Instagramin.

Është e paqartë se çka shkaktoi problemin.