Tech

Meta ndryshon politikat e privatësisë

Miliona përdorues të produkteve të Metas përfshirë Facebookun dhe Instagramin do të marrin një njoftim në lidhje me politikat e përditësuara të privatësisë, shkruan Bloomberg.

Meta ka thënë se ndryshimet duhet ta bëjnë më të thjeshtë për konsumatorët të kuptojnë çfarë informacionesh përdor platforma.

Kompania është kritikuar në të kaluarën nga autoritetet rregullatorë për përdorimin e të dhënave të konsumatorëve.

WhatsApp dhe produktet tjera nuk mbulohen nga përditësimi.

Meta thotë se ndryshimet nuk do të lejojnë kompaninë të grumbullojë, përdorë dhe ndajë të dhënat në mënyra të reja. Kryesisht janë ndryshime ku përdoruesit mund të kontrollojnë sesi informacioni i tyre përpunohet.

Një opsion i ri iu jep mundësinë përdoruesve të kontrollojnë kush shikon postimet e tyre. Kompania do të përditësojë edhe termat e saj të shërbimit.

Gjithashtu Meta thotë se do të ofrojë më shumë detaje lidhur me llojet e palëve të treta me të cilët ndan dhe merr informacionin apo sesi informacioni kalon nëpër produktet e kompanisë.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi më 26 korrik.