Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm

Samsung

Samsung

Samsung Group do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm për të përshpejtuar rritjen në gjysmëpërçues, biofarmaceutikë dhe në teknologji të tjera të gjeneratës së ardhshme, ka bërë të ditur të martën Samsung Electronics, njoftoi Reuters.

Konglomerati kryesor i Koresë së Jugut, tha të martën se investimet deri në vitin 2026 pritet të ndihmojnë Samsung-un të nxisë rritjen afatgjatë në fusha strategjike si sektori i çipave, ndërsa premtoi investime “agresive” në sektorin biofarmaceutik për ta bërë atë po aq të suksesshëm sa biznesi i tij i çipave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samsung Electronics, prodhuesi më i madh në botë i çipave të kujtesës, nuk foli për hollësi, megjithëse shtoi se 80% e investimeve do të bëhen në Korenë e Jugut.

Samsung SDI, njësia e baterive të grupit dhe Stellantis, kompania mëmë e Chrysler, kanë planifikuar të hapin fabrikë të re të baterive në Indiana të SHBA-së.

“Sigurimi i zinxhirëve të furnizimit me çipa dhe biofarmaceutikë do të ketë rëndësi strategjike dhe do të jetë i rëndësishëm për sigurinë ekonomike të Koresë së Jugut”, tha Samsungu në një njoftim.