Top-shkencëtari në GlaxoSmithKline do të largohet nga gjiganti farmaceutik për të ndihmuar një start-up të themeluar nga një grup i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë, shkruan "Daily Mail".
Hal Barron 59-vjeçar do të ndërrojë anë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Ky start-up është i fokusuar në teknologji anti-plakje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e miliarderëve në këtë start-up është themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, rusi Yuri Milner. Ata e kanë themeluar këtë firmë të bioteknologjisë me synim të zbulojnë mënyra për të ndaluar plakjen.
Barron do të jetë shef-ekzekutiv në Altos Labs nga gushti.
Kompania ka pranuar 3 miliardë dollarë në financim këtë javë dhe është duke rekrutuar shkencëtarë nëpër botë për të eksploruar mënyra për të përmbysur procesin e plakjes.