Tech

Sulmi kibernetik ndaj Ukrainës, nga dyshohet se ishin hakerët

 

Autoritetet në Kiev besojnë se një grup hakerësh, i lidhur me zbulimin bjellorus ka kryer një sulm kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë ukrainase këtë javë. Një zyrtar i lartë i sigurisë tha se hakerët kishin përdorur programe të ngjashme me ato të përdorura nga një grup i lidhur me zbulimin rus.

Zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare e Mbrojtjes Serhiy Demedyuk tha për agjencinë ‘Reuters’ se Ukraina fajëson për sulmin e së premtes, i cili u shoqërua me mesazhe kërcënuese, një grup të njohur si ‘UNC1151’. Sipas tij sulmi ishte “maskim për veprime më të forta në prapaskenë”.