Tech

Samsung anulon versionin Mini të Galaxy S8

Javën e kaluar është raportuar se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke përgatitur një version të ri [Mini] të Galaxy S8 dhe S8 Plus me qëllim që të rivalizojë modelin e ri Q6 të LG-së.

Tani, raportohet se Samsung nuk do të vazhdojë me planin e saj për smartfonin e ri Galaxy S8 Mini, transmeton Koha.net.

Galaxy S8 Mini supozohej se do të vijë me ekran 5.3-inç Infinity dhe procesor Snapdragon 821, por Samsung për shkak të disa problemeve, duke përfshirë prodhimin e panelave të ekranit, është detyruar të ndërpresë këtë plan.

Gjithashtu, kompania mendon se, duke pasur parasysh suksesin e pajisjeve Mini të kaluara, shumë njerëz nuk do të interesohen edhe aq për këtë version të ri.